Brahimaj i reagon Maqedoncit: Në vend se të kryejë punën e vet, ka marrë hov në shpërndarje të panikut
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj i ka reaguar ministri të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci pas deklaratave se Kosova është në rrezik.
Brahimaj përmes një postimi në Facebook tha se ministri Maqedonci po shpërndan panik tek qytetarët.
“Kjo nuk është politikë që pritet nga Ministri i Mbrojtjes. Një Ministër që tërë kohën i “tregon” ushtarëve që “lufta po nis””, ka shkrur mes tjerash Brahimaj.
Postimi i plotë:
Ministri Maqedonci në vend se të kryejë punën e vet, ka marrë hov në shpërndarje të panikut e konfuzionit.
Kjo nuk është politikë që pritet nga Ministri i Mbrojtjes. Një Ministër që tërë kohën i “tregon” ushtarëve që “lufta po nis”.
Ushtarët që i ka lënë të uritur e me pasulin sekret shtetëror, tash as nuk i besojnë këtij Ministri llafazan, as nuk e kuptojnë këtë frikë maksimale të tij.
Paramendojeni, Ukraina është në luftë të tmerrshme me Rusinë që gati 3 vjet dhe Ministri atje i jep shpresë ushtarëve. Nuk frikësohet lidershipi kështu sikurse po bën ky i joni!