Brahimaj bën homazhe në varrezat e heronjve Toni dhe Mici
Ish-gjenerali Lahi Brahimaj, ka bërë homazhe në varrezat e dy heronjve Toni dhe Mici dhe tre ushtarëve të zonës operative të Shalës.
Brahimaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook tha se ata janë “frymëzim i përjetshëm për brezat e ardhshëm”.
“Në bjeshkët mes Malishevës dhe Rahovecit, pata nderin të takoj edhe heroin tjetër, Selajdin Musaabazi – Mici.Sot, në përvjetorin e rënies së tyre heroike më 6 nëntor 1998, përkrah bashkëluftëtarëve Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi e Nezir Ymeri, kujtojmë me respekt të thellë këta djem si zana, që jetën ia falën Atdheut”, shkroi mes tjerash Brahimaj.Postimi i plotë:
Liria e një kombi ndërtohet mbi sakrificat e bijve dhe bijave më të guximshëm. Këto sakrifica janë themelet e pavarësisë sonë.
Në mars të vitit 1998, pas qëndresës heroike në Prekaz dhe Gllogjan, kulla ime u bë strehë për një trim të ri. Xhelal Hajda Toni, hero me përvojë nga lufta në Kroaci, erdhi për çlirimin, për të vazhduar drejt organizimit të luftës në Anadrini. Në bjeshkët mes Malishevës dhe Rahovecit, pata nderin të takoj edhe heroin tjetër, Selajdin Musaabazi – Mici.
Sot, në përvjetorin e rënies së tyre heroike më 6 nëntor 1998, përkrah bashkëluftëtarëve Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi e Nezir Ymeri, kujtojmë me respekt të thellë këta djem si zana, që jetën ia falën Atdheut. Kujtimi i tyre mbetet i gjallë në zemrat tona, si frymëzim i përjetshëm për brezat e ardhshëm.