Botërori i xhudos: Akili fiton edhe luftën e dytë
Akil Gjakova ka kaluar edhe pengesën e dytë në Kampionatin Botëror të xhudos që po zhvillohet në Doha të Katarit
Xhudisti kosovar në luftën e dytë triumfoi me Ippon ndaj xhudistit jugkoreanit Heoncheol Kang.
Ndërkohë, xhudistja tjetër Flaka Loxha po ashtu e ka fituar luftën e parë, kurse gjatë ditës do të garojë edhe Nora Gjakova, raporton Kosovapress.