Bota po armatoset, ja sa para po shpenzohen për armë

Bota po armatoset, ja sa para po shpenzohen për armë

 

Shpenzimet ushtarake në mbarë globin mbërritën nivelin e tyre më të lartë në vitin 2017, që prej Luftës së Ftohtë.

Raporti i fundit i Institutit ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen, në Stokholm, tregon se nëpër botë, 1.73 trilionë dollarë u investuan për qëllime ushtarake gjatë vitit të kaluar, gjë që shënon rritje krahasuar me vitin 2016.

Fenomeni është më i ndjeshëm në Lindjen e Mesme. Shtatë prej 10 vendeve me nivelin më të lartë të shpenzimeve për armatime, krahasuar me produktin e tyre të brendshëm bruto, janë pikërisht nga ky rajon.

Ato përfshijnë Omanin, Arabinë Saudite, Izraelin, Kuvajtin e Libanin. Ekspertët e “SIPRI”-t arsyetojnë se, vende si Katari, Arabia Saudite apo Emiratet e Bashkuara Arabe janë të përgatitura të investojnë shuma të mëdha parash në buxhetet e tyre ushtarake, e kjo konsiderohet një shenjë e qarte e mënyrës sesi e shohin këto shtete pozicionin e tyre në rajon.

 

Shpërndaje në: