Bota përballet me mungesë të ngarkuesve të veturave elektrike

Bota përballet me mungesë të ngarkuesve të veturave elektrike

Prodhuesit kryesorë botërorë të veturave paralajmërojnë ofensivë në vetura me rrymë, por infrastruktura globale e ngarkimit nuk ndjek këto plane ambicioze.

Ndërsa në botën e zhvilluar të stacioneve të benzinës janë “në çdo hap”, ngarkuesit e makinave elektrike (EV) janë shumë më pak të përhapur, transmeton KP.

Disavantazhi i ngarkuesve është veçanërisht i prekur në periferitë e qyteteve të mëdha dhe zonave rurale, kështu që disa pronarë të makinave duhet të kalojnë dhjetëra kilometra në stacionin më të afërt për të rimbushur bateritë.

Një sondazh i kryer nga Bloomberg mbi këtë temë ka treguar se rreth 5 milionë makina elektrike voziten në të gjithë botën, ndërsa rrjeti global i ngarkuesve aktualisht përbëhet nga 632.000 stacione mbushëse.

Analiza të mëtejshme zbulojnë se këta ngarkues janë të përqendruar kryesisht në vende dhe rajone ku makinat elektrike janë shumë të njohura, kështu që pronarët e EV që udhëtojnë larg shtëpisë së tyre mund të përballen me një problem serioz kur përpiqen të gjejnë një ngarkues gjatë udhëtimit të tyre. Edhe nëse gjejnë një vend për të ngarkuar afër rrugës së tyre, ata mund të përballen me një problem të ri.

Mbi 66% e ngarkuesve ekzistues i përkasin kategorisë së “ngadaltë” dhe për çdo 15 km autonomi shtesë të automjetit, merr një gjysmë ore për të ngarkuar bateritë.

Sa i përket rrjetit të ngarkuesve, një nga pengesat për zgjerimin e mëtejshëm është se ajo nuk iu shpaguhet investitorëve në momentin aktual kur automjetet elektrike përbëjnë një përqindje jashtëzakonisht të vogël të numrit të përgjithshëm të automjeteve në rrugë. Kjo është arsyeja pse shumë nga ngarkuesit ekzistues nuk janë fitimprurës.

Bloomberg thotë se në rastin e një ngarkuesi të shpejtë duhet që ai të përdoret të paktën tetë herë në ditë për të bërë  koston efektive për investuesit. Megjithatë, shumë ngarkues të tillë tani përdoren më pak se pesë herë në ditë.

Megjithatë, disa kompani, të tilla si Tesla, po planifikojnë të zgjerojnë rrjetin e ngarkuesve për të mirëpritur zgjerimin e paralajmëruar të makinave elektrike. Për shembull, Tesla ka në plan të zgjerojë rrjetin e saj të “super-mbushësit” në Evropë dhe SHBA që në fillim të këtij viti.

Kjo është vetëm një pikë në oqean, pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë vlerëson se deri në vitin 2030, rreth 14 deri në 30 milionë ngarkues publikë elektrikë do të nevojiten në mbarë botën nëse deri atëherë pjesëmarrja në tregu e makinave të reja do të arrijë në 30%.

Shpërndaje në: