Bota në panik: Kafja mund të zhduket së shpejti

Një raport i ri nga The Climate Institute deklaron se nëse ngrohja globale vazhdon me ritëm të njëjtë, kafja mund të zhduket deri në vitin 2080.
Instituti parashikon se temperaturat në ngritje do e dëmtojnë tokën që përdoret për krijimin e kafes, duke e bërë atë tokë krejtësisht të padobishme për rritjen e kokrrave të kafes, transmeton Telegrafi.
Nivelet në rritje të kërpudhave dhe dëmtuesve tjerë nuk do të ndihmojnë, si dhe raporti sugjeron se si rezultat i këtyre faktorëve, gjysma e tokës pjellore për mbjelljen e kafes nuk do të jetë e aftë të prodhoj kafe deri në vitin 2050.