Bota e sportit në zi, vdes lojtari 18-vjeçar i ragbit

Bota e sportit në zi, vdes lojtari 18-vjeçar i ragbit

Lojtari 18-vjeçar i sportit të ragbit nga Britania e Madhe, Logan Holgate ka ndërruar jetë.

I ndjeri ishte pjesë e ekipit Hensingham, që luante në ligën amatere të ragbit, shkruan Periskopi.

Fansat dhe klubet e ragbit në Britanin e Madhe e kanë nderuar 18-vjeçarin tashmë të ndjer.

Në komunikatën e klubit të Hensingham u tha se janë të shkatërruar nga lajmi dhe se do t’i qëndrojnë familjes afër.

“Logan ka qenë me ne që nga moshat e reja dhe ishte pjesë e ekipit u18 këtë sezon. Ne jemi të shkatërruar nga lajmi dhe do të vazhdojm të mbështesim familjen”, thuhej ndër të tjera në komunikatë.

Ndërsa më shumë se 17 mijë funta janë mbledhur në një donacion online për ta përkrahur familjen në këto momente të vështira.

Logan Holgate ishte ndër talentet më të spikatur në ragbi dhe kishte bërë debutimin për Anglinë, komuniteti i Luanëve, në moshën 16 vjeçare./Periskopi/

Shpërndaje në: