Borussia Dortmundi fiton Kupën e Gjermanisë, poshtëron Leipzigun e urryer në finale

Borussia Dortmundi fiton Kupën e Gjermanisë, poshtëron Leipzigun e urryer në finale

Borussia Dortmundi ka fituar Kupën e Gjermanisë pasi ka mposhtur në finale skuadrën më të urryer në Gjermani, Leipzigun, me rezultat 4-1.

Dortmund ishte nën kontroll të ndeshjes që nga fillimi, në anën tjetër, Leipzig e pati të vështirë dhe nuk arriti të bëjë ndonjë gjë.

Jadon Sancho shënoi gol në min 5’ për ti dhënë avantazhin skuadrës, ky gol ndryshoi rrjedhën e ndeshjes.

Haaland u rikthye në këtë takim pas lëndimit dhe shënoi gol në min 28’.

Sancho nuk u ndal me kaq, pasi shënoi golin e dytë përsonal në min 45+1.

Në pjesën e dytë, Leipzig arriti të shënojë gol në min 72′ përmes futbollistit spanjoll, Dani Olmo.

Goditjen përfundimtar e dha Haaland i cili shënoi golin e dytë në min 88′

Sidoqoftë, Dortmundi doli triumfues nga Olumpiastadion në Berlin.

Rezultati përfundimtar, RB Leipzig 1-4 Borussia Dormund.

Ky është trofeu i parë i Dortmundit këtë sezon.

Shpërndaje në: