Borrell: Izraeli dhe Hamasi duhet të bien dakord për një armëpushim
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka thënë se Hamasi dhe Izraeli të bien dakord për një armëpushim.
Kjo vjen pas një sulmi izraelit në një objekt të OKB-së, përcjell Klankosova.tv.
“I tmerruar nga sulmi ajror i fundit ndaj UNRWA në një shkollë në qendër të Gazës, përsëri. Civilët duhet të mbrohen në çdo kohë. Objektet e OKB-së nuk duhet të keqpërdoren, as të jenë në shënjestër të sulmeve. Palët duhet të bien dakord për një armëpushim”, ka shkruar Borrell në X.