Borë, gola, fitore dhe festë në ‘Etihad’ – Manchester City mposht West Hamin
Manchester City ka marrë fitoren e radhës në Premier League dhe ka shtuar presionin te Chelsea, para sfidës së Bluve kundër United.
Skuadra e Pep Guardiolas ka shënuar fitore 2:1, përkundër se dominoi gjatë gjithë ndeshjes dhe krijoi shumë raste, shkruan Periskopi.
City gjeti golin qysh në minutë ne 17’ me anë të Riyad Mahrez, por goli i algjerianit u anulua nga teknologjia VAR, për pozitë jashtë loje.
Goli i parë i vlefshëm në këtë takim ishte ai i Ilkay Gundogan, në minutën e 33’. Mesfushori i kombëtares së Gjermanisë i dha epërsinë skuadrës së tij dhe epërsia u administrua mirë deri në fund.
Në minutën e 89’, Fernandinho, i cili erdhi nga banka rezervë, shënoi golin e nokautit për West Ham. Gjithsesi, Lanzini u përkujdes për golin e nderit për mysafirët, me një super volley në minutën e 90+4′. ‘Citizens’ triumfuan kështu 2:1.
Manchester City numëron tashmë 29 pikë në pozitën e dytë, aq sa ka edhe Chelsea lidere, por Chelsea luan me fillim nga ora 17:30 ndaj United. West Ham në anën tjetër mbetet me 23 pikë në pozitën e katërt. /Periskopi/