Bordi i ‘Hidrodrinit’ në Pejë merr vendim: Dri Cana të kthehet në detyrën e Kryshefit Ekzekutiv

Bordi i ‘Hidrodrinit’ në Pejë merr vendim: Dri Cana të kthehet në detyrën e Kryshefit Ekzekutiv

Bordi i Përkohshëm i KRU “Hidrodrini” Sh.A  ka marr vendim që kryeshefi Ekzekutiv, Dri Cana të kthehet  në pozitën e tij, pasi i njëjti ishte shkarkuar kohë më parë nga ish-Bordi i Drejtorëve të kaluar, shkruan Periskopi.

“Vlerësohet se ish-BD përmes marrjes së këtij vendimi ka shkelur detyrart fiduciare të përcaktuar sipas Ligjit për Ndërrmarrje Publike, dhe duke ofruar përshkrime të përgjithësuara, kundërthënëse, konstatime të gabuara dhe jo të plota, nxjerrë vendim për anulim të vendimi dhe për kthim të z.Dri Cana në pozitën e kryeshefit Ekzekutiv”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Postimi i plotë: 

KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Menaxhmenti Rajonal
Vendimi i plotë Bordit të Përkohshëm të KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A. mbi revokimin e vendimit t nr.42/5, të datës 31.07.2024 i ish-Bordit të Drejtorëve, për shkarkimin e Kryeshefit Ekzekutiv ing. Dri Cena, me efekt të menjëhershëm, për kthimin e të njejtit në këtë pozitë.
Me respekt;
Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë

 

Shpërndaje në: