Bora, Donaldi bashkë në ‘Sunny Hill’, e pranishme edhe Beatrixa-A u takuan treshja?
Dje këngëtarja Semi Jaupaj ka publikuar një fotografi nga festivali “Sunny Hill” ku ishte bashkë me shoqen e saj, Bora Zemanin dhe Donald Veshajn, shkruan Periskopi.
Fotografia u shoqërua me një mbishkrim “Shokë përgjithmonë”, e cila u bë virale menjëherë në rrjetet sociale e që në një formë u konfirmua ribashkimi i dyshes Bora-Donald.
Por ajo që bie në sy është edhe pjesmarrja e personazhit të tretë në marrëdhënien Bora-Donald. Fjala është për këngëtaren Beatrix Ramosaj e cila kishte një lidhje jetëshkurtër me Donaldin në ‘Big Brother’.
A u takuan treshja në ambientet e festivaleve?
Kjo ende mbetet një pyetje dhe kureshtje tek publiku, derisa të flas njëri nga ata./PERISKOPI/