Bonucci dhe Ronaldo i bashkohen iniciativës për të ndihmuar Turqinë
Fanella e firmosur e sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo, po del në ankand për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Turqi.
Futbollisti i kombëtares turke Merih Demiral, i cili luan për ekipin italian të Serie A, Atalanta, tha në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale: “Sapo fola me Cristiano Ronaldon.
Ai tha se i vinte shumë keq për atë që ndodhi në Turqi. Ne po shesim fanelën e firmosur të Ronaldos. Të gjitha të ardhurat që do të mblidhen do t’i dhurohen për të prekurit nga tërmeti”.
Në një postim tjetër Merih Demiral tha: “Tani fola me futbollistin e Juventusit, Leonardo Bonucci. Ai shprehu trishtimin e tij dhe tha se Turqia është me njerëzit tanë. Ai gjithashtu tha se ka dhuruar një fanellë të firmosur të Juventusit”.