Boksierja 18 vjeçare në gjendje të rëndë në spital, u nokautua brutalisht
Një nga nokautet më brutale në boks është parë së fundmi.
Boksierja 18 vjeçar është në gjendje kritike e hospitalizuar, pasi u nokautua nga kundërshtarja e saj.
Gjendja e boksieres ishte aq e rëndë saqë ajo u largua nga ringu me lese, në gjendje kolapsi, përcjell Periskopi.
#Boxeo This is Jeanette Zacarias Zapata, an 18 year old professional boxer from Mexico. She needs our prayers as she is fighting for her life in Canada after her fight against Marie-Pier Houle.
Take a moment today to pray for this young girl who is in critical conditions. pic.twitter.com/nzM09VSNfM
— El Rey (@Mandyreydelbox) August 29, 2021
Jeanette Zacarias Zapata, 18 vjeçare, u godit fuqishëm nga Marie-Pier Houle, për t’u hospitalizuar më vonë.
Ajo u godit disa herë nga kanadezja Houle gjatë raundit të katërt dhe pa veten tek mbështetej në litarët e ringut.
Gjyqtari sapo pa gjendjen e saj vendosi t’i jepte fund meçit, pasi situata ishte kritike.
Boksierja Zapata është akoma duke luftuar për jetën e saj. /Periskopi/