Boksieri ukrainas që mposhti Joshuan: Unë nuk e di se kur do të kthehem në ring, nderi dhe vendi im janë gjithçka
Kampioni i peshave të rënda Oleksandr Usyk thotë se “vendi dhe nderi” i tij janë më të rëndësishëm se çdo luftë në ring, ndërsa ai përgatitet të mbrojë kryeqytetin e Ukrainës Kiev kundër forcave pushtuese ruse.
35-vjeçari, i cili mposhti britanikun, Anthony Joshua në shtator për t’u bërë kampion i peshave të rënda, është regjistruar në ushtrinë e Ukrainës, përcjellë Periskopi.
“Nuk ka frikë, absolutisht asnjë frikë”, tha ai për CNN.
“Thjeshtë jamë i hutuar se si mund të ndodh kjo në shekullin 21?”
Usyk, i cili po fliste përmes telefonit nga një bodrum në Kiev, tha se nuk e dinte nëse kishte ndonjë shans që ai të rikthehet për një ndeshje të dytë me Joshuan.
“Unë me të vërtetë nuk e di se kur do të rikthehem në ring,” tha ai.
“Vendi dhe nderi im janë më të rëndësishëm për mua sesa një rrip kampionati”, përfundoi boksieri ukrianas.