Boksieri të cilit Marku i shpalli ‘luftë’ pas fitores kundër Charlton, nuk njeh humbje dhe është i tmerrshëm në ring
Florian Marku triumfoi me dorëzim në meçin e së shtunës mbrëma në kategorinë e lehtë kundër Rylan Charlton, shkruan Periskopi.
Trajnerët e kundërshtarit të Markut panë se luftëtari i tyre nuk mund të përballonte më grushtime dhe hodhën peshqirin. Kjo fitore ishte mjaft e rëndësishme për shqiptarin, i cili është në kërkim të ëndrrës për tu shpallur kampion bote.
E pas meçit, shqiptari i shpalli ‘luftë’ boksierit prestigjioz Conor Benn, i cili ishte prezent në arenë, duke i thënë:
”Conor Benn kurrë nuk do ta rrezikojë bilancin e tij me mua. Unë futem aty për të vdekur, Conor e di këtë dhe kurrë nuk do të boksojë me mua.
”Ai zgjedh kundërshtarë me tetë humbje.”
Pas kësaj, Benn u përgjigj në transmetim direkt, duke u shprehur:
“Nuk e fajësoj që më thërret gjithmonë, është 28 vjeç dhe dëshiron të ngjitet në karrierë. Por të më thuash frikacak? Mos u bëj qesharak. Ti u bullizove për 10 raunde nga një me peshë të lehtë. Një të majte dhe re në tokë. I thashë në ring, që po të ishte e majta ime do të bije në gjumë. Kam qenë dhë unë në pozicionin e tij, por tashmë munda ish kampionin e divizionit Ëelterëeight, Sebastian Folmer dhe do të ndeshem me më të mirin e kategorisë tonë.”
Benn ka një bilanc 17-0, teksa 11 meçe i ka mbyllur me nokaut.
Më poshtë, përmbledhja e paraqitjeve të tij. /Periskopi.com/