Boksieri, Shpëtim Bajoku shpallet më i miri i turneut ‘Pavarësia 2023’
Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK) organizoi sot turneun tradicional ndërkombëtar “Pavarësia”.
Boksieri, Shpëtim Bajoku, u shpall më i miri i këtij turneu dhe fitoi trofeun “Pavarësia 2023”.
Ky turne ishte i 15-ti me radhë, teksa meçet u zhvilluan në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
Përveç Kosovës, pjesëmarrës ishin edhe boksierët nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Zvicra dhe Sllovenia.
Boksieri më i mirë i huaj u shpall Jemin Allmuça, derisa ai më “fair-play” Arbër Elshani.
Alen Rustemov u shpall tekniku më i mirë, kurse qifti luftarak ishin Franck Joshua dhe Shpejtim Shabani.