Boksieri meksikan, Canelo Alvarez i kërkon falje Messit për kërcënimin që ia bëri
Boksieri meksikan, Canelo Alvarez i cili ditë më parë e kërcënoi Messin se nëse do e shihte do ta godiste atë, sot i ka kërkuar falje kapitenit të Argjentinës.
Boksieri kishte reagur në këtë mënyrë nga një video e publikuar, ku shihet mesi pas fitores ndaj Meksikës duke shkelur pavullnetshëm mbi fanellën meksikane. shkruan Periskopi.
Por, ai sot i ka kërkuar falje Messit për fjalët që i tha:
“Këto ditët e fundit u mblodha nga pasioni dhe dashuria që ndjej për vendin tim dhe bëra komente të pavend për të cilat dua t’i kërkoj falje Messit dhe popullit të Argjentinës. Çdo ditë mësojmë diçka të re dhe këtë herë radha ime”, tha ai.