Boksieri kosovar fiton me një nokaut qesharak kundër bullgarit, e vështirë të shpjegohet çka po ndodhë këtu

Boksieri kosovar fiton me një nokaut qesharak kundër bullgarit, e vështirë të shpjegohet çka po ndodhë këtu

Boksieri nga Kosova, Dardan Avdylaj ka regjistruar një fitore interesante në rundin e parë kundër rivalit bullgar, Zhecheslav Radevski.

Në pamjet që janë publikuar nga momenti i nokautit, gjithcka duket paksa e paqartë dhe hutuese nëse e gjykojmë drejtë, shkruan Periskopi.

Në videon 33-sekondëshe që është publikuar në Facebook, Avdylaj i vërsulet kundërshtarit, i cili as që mundohet të kundërvihet por vetëm pret goditjen.

Pas pak momenteve, kosovari godet Radevskin me një të djathtë që duket relativisht e parrezikshme, por çuditërisht ai rrëzohet.

Gjyqtari afrohet dhe fillon të numërojë sekondat për të, e ky vendos të mos ngritet fare edhe pse duket se është në gjendje të vazhdojë.

Për t’i dhënë qershinë mbi tortë çudisë, me të përfunduar gjyqtari numërimin, ai menjëherë ngritet në këmbë dhe përshëndetet me kosovarin.

Shikoni pamjet e mëposhtme dhe gjykoni edhe vetë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: