Boksieri ishte absolutisht i frustruar me veten pasi u nokautua nga Terence Crawford

Boksieri ishte absolutisht i frustruar me veten pasi u nokautua nga Terence Crawford

Terence Crawford mbajti titullin e tij në kateogrinë e lehtë WBO, pasi siguroi fitore në rundin e 10 mbi Shawn Porter në meçin që u zhvillua në ‘Michelob Ultra Arena’.

Crawford ishte favoriti absolut para meçit, por prapë pati të tillë që besonin se Porter mund ta tërhiqte atë në luftë, transmeton Periskopi.

Dhe ashtu ndodhi, me Crawford që arriti të vinte në dritë vetëm nga rundi i katërt.

Porter u rrëzua në rundin e 10 pasi Crawford u kap nga një ‘uppercut’.

Porter arriti të ngritet, duke e mposhtur numërimin, por vetëm disa momente më vonë, Crawford e rrëzoi përsëri me një kombinim elektrizues, që për kulminacion pati një të djathtë.

Porter ra duke nxitur babain dhe trajnerin e tij, kenny Porter që të ngjitet dhe ta ndërprejë meçin.

Porter qartazi i frustruar me veten, goditi dyshemen e ringut. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: