Boksieri i njohur thotë se humbi totalisht ndjenjat pas nokautit brutal: Nuk e dija se ku jam!

Boksieri i njohur thotë se humbi totalisht ndjenjat pas nokautit brutal: Nuk e dija se ku jam!

Boksieri i njohur, Michael Conlon humbi meçin  e tij ndaj Leight Wood, pasi pranoi një goditje që ia “fiku dritat” atij.

Conlon e përshkruan si të tmerrshme goditjen e kundërshtarit ndaj tij, pasi ai thotë se nuk kishte ndjenja fare dhe kur u zgjua nuk e dinte se ku është, përcjellë Periskopi.

“Kur u zgjova ishte sikur çfarë kishte ndodhur, unë nuk e dija se a kisha humbur meçin”, tha fillimisht boksieri.

30-vjeçari tha se nuk e priste një humbje të tillë, pasi mendonte se ishte mjaft i përgatitur për këtë duel.

“Isha i shkatërruar. Isha i mërzitur, u zhgënjeva pak dhe isha konfuz. Besova se do të ishte nata ime, do të ishte nata ime deri në atë grusht. Është për të ardhur keq, por këto gjëra ndodhin”, përfundoi ai.

 

Shpërndaje në: