Boksieri amerikan e dërgoi kundërshtarin në një botë tjetër me këtë nokaut absolutisht drithërues
Para përballjes me të pamposhturin e deritanishëm, Bektemir Melikuziev të shtunën mbrëma, shumë pak besuan se amerikani Gabriel Rosado mund të bënte befasi.
Meçi i shtunës pritej të ishte biznes si zakonisht për Melikuzievin, por Rosado pati ide të tjera, transmeton Periskopi.
Melikuziev filloi mirë rundet e para, duke e nokautuar 35-vjeçarin në start. Mirëpo, gjërat ndryshuan në mesin e rundit të tretë.
Duke e ndjerë se kishte nevojë për një goditje të madhe për ta ndryshuar momentumin e përballjes, Rosado lansoi një të djathtë absolutisht masive, duke e lënë pa ndjenja Melikuzievin.
DAZN ndau këtë moment të çmendur në Twitter, të cilin mund ta shihni më poshtë. /Periskopi.com/
GABE ROSADO WITH THE KO OUT OF NOWHERE ? pic.twitter.com/mOEAP2SChG
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) June 19, 2021