Boksiere Sadiku i kthehet ringut, përfaqëson Kosovën në Kampionatin Botëror të boksit për femra

Boksiere Sadiku i kthehet ringut, përfaqëson Kosovën në Kampionatin Botëror të boksit për femra

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku do t’i rikthehet ringut nesër, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror të boksit për femra.

Botërori i boksit të femrave ka filluar garat më datën 6 maj dhe do të zhvillohet deri më 21 maj në Stamboll të Turqisë, përcjell KosovaPress.

Sadiku do të ketë përballjen e saj të parë nesër, ku në xhiron e parë eliminatore do të boksojë kundër boksieres nga Japonia, Taguchi Ayska.

Trajneri i boksiereve Faton Xhakli dhe trajnerja Mariola Sallauka janë të kënaqur me kundërshtaren që ka përballë Sadiku, dhe presin fitore nga ajo dhe të vazhdojë rrugën drejt medaljes.

Shpërndaje në: