Bokseri iranian shkelmon modelen për shkak të veshjes në ring, humb me “KO” dhe mbytet në grushte nga tifozët
Ndeshja e MMA-së për një sportist iranian ka përfunduar më së keqi, teksa po zhvillohej në Rusi.
Sportisti iranian Ali Heibati qëlloi me shkelm vajzën që u ngjit në ring me tabelë, siç mendohet, për shkak se ajo ishte e veshur në mënyrë provokative.
Pas gjestit të shëmtuar, Heibati e vazhdoi ndeshjen për të humbur me Knock-Out teknik nga sportisti armen.
Sikur të mos mjaftonte kaq, në përfundim të ndeshjes, sapo zbriti nga ringu, një grup i madh tifozësh i është sulur sportistit iranian duke e sulmuar rëndë.