Boateng tregon si e refuzoi Man Unitedin

Boateng tregon si e refuzoi Man Unitedin

Mesfushori i Hertha Berlin, Kevin-Prince Boateng, ka treguar se si ka hedhur poshtë mundësinë për t’iu bashkuar Manchester United.

Në kohën sa ishte pjesë e skuadrës së Milan, Prince-Boateng ishte në kulmin e karrierës së tij.

Pikërisht atë kohë, lojtari thotë se kishte mundësinë t’i bashkohej skuadrës së Manchester United – pra në vitin 2013.

“Kisha mundësinë të kaloja te Manchester United. Unë zgjodha Gjermaninë – dhe ju e patë se çfarë më ndodhi te Schalke”, ka thënë anëtari i Hertha, transmeton Periskopi.

“Në një pikë, unë u bëra inteligjent. Filloi te Milan. Luajta me lojtarë të kalibrit botëror dhe fillova të mësoja nga të gjithë”, shtoi gjermani.

Boateng vazhdon të jetë në Bundesliga, por larg formës së dikurshme. /Periskopi/

Shpërndaje në: