BMW’a ka probleme

Nga Britania e Madhe njoftohet se BMW ka disa probleme me serinë e saj N57 të motorëve me gjashtë cilindra, me naftë.
Si rrjeshojë, zyrtarët policorë në Britani këshillohen që automjetet BMW me këtë lloj të motorëve të mos i përdorin në ndjekjet zyrtare të keqbërësve, në të cilat lëvizin me shpejtësi të madhe.
Nga ana tjetër zyrtarët në BMW thonë se mënyra se si policia britanike po i përdor veturat ndikon në disa komponente të motorit, por kjo gjë nuk vlen për përdoruesit e tjerë të motorëve dizell.
Si do që të jetë, automjetet e serisë N57 do të servisohen, dhe mekanikët e BMW do të zëvendësojnë disa pjesë të caktuara të këtij motori.