BMW vjen me risi familjare
Historia e serisë 2 të BMW’së është plot kundërthënie. Më shumë se një dekadë më parë BMW ishte fuqishëm kundër modelit mini kompakt (MPV), sepse besonte se një model i tillë do t’ia prishte harmoninë e modeleve ekzistuese. Disa vjet më vonëë emgjithatë e lacoi një MPV, bashkë me disa modele tjera ‘të ngitura’.
Seria 2 u shfaq në dy versione, e më vonë, përkundër ridizajnimeve, shitja e BMW’së së vetme që ngrihte me rrota të përparme filloi të fundosej. U diskutua gjatë për tërheqjen e modelit, por pas ardhjes së B-klasës së Mercedesit, Seria 2 u ringjall me edhe një version të ri.
Pas shfaqjes të modeleve të llojllojshme të modeleve crossover,mund të thuhet se ky model i BMW’së megjithatë meriton lëvdata. Ende mbetet koncepti i automjetit më praktik në treg, veçanërisht për familjet me fëmijë të vegjël. I falet maska e stërmadhe e përparme, sepse të gjitha tjerat janë në rregull.
Seria 2 e re e ofron një motor me naftë (218d/150 KF), dy hibridë plug-in (225e/245 KF dhe 230e/326 KF dhe katër motorë me benzin, ku më i forti (223i/218 KF) ngreh me të gjitha rrotat. Përveç tij, janë edhe ata 220i dhe 223i, ndërkohë ai 218i ofrohet edhe me një motor elektrik – në formë të një hibridi të butë.
Çmimet në Gjermani fillojnë nga 35,100 euro për modelin më të dobët 218i. Modelet dizell ndërkaq fillojnë nga 38,900 euro, kurse hibridi plug-in nga 43,950 euro.