BMW vazhdon elektrifikimin, mbërrin hibrid i ri
BMW ka lansuar X3 xDrive30e, i cili përveç motorit dylitërsh benzinë, ka edhe motor elektrik.
Hibridi më i ri plug-in i BMW-së fuqinë e merr nga një turbo-benzinë 2.0 litra me 4 cilindra që sigurojnë 184 kuaj fuqi, të cilit i ndihmon një motor elektrik me 109 kuaj fuqi.
Kapaciteti hibrid shoqërohet me një automatik prej 8-shpejtësive, me një prodhim të sistemit të kombinuar në total prej 292 kuaj fuqi.
Motori me të gjitha boshtet nga 0 deri në 100 km/orë arrin për 6.1 sekonda.
BMW X3 xDrive30e e re është në gjendje të përshpejtojë 210 km/orë, por gjithashtu të tërheqë edhe një rimorkio me një masë deri në 2,000 kg.
Energjia elektrike e nevojshme për të filluar motorin elektrik ruhet në një bateri litium-jon, e cila ngarkohet në instalimet elektrike në shtëpi për rreth 6 orë.
BMW është mburrur se paketa e “zgjuar” e baterisë e ka mbajtur vëllimin e bagazhit të pandryshuar nga X3 e rregullt në 450 litra.
BMW X3 xDrive30e mund të drejtohet vetëm në energji elektrike, me autonomi 51-55 km para se të shkarkojë baterinë dhe të kalojë në benzinë.