BMW teston modelin e ri M5, në Nurburgring të Gjermanisë ( Foto )

BMW teston modelin e ri M5, në Nurburgring të Gjermanisë ( Foto )

Të pasionuarit pas makinave kanë arritur ta fotografojnë modelin e ri M5, i cili ishte i gjithi i mbuluar me material të kamufluar.

Megjithatë, zbulohet se BMW M5 do të ketë një motor 4.4-litërsh biturbo që prodhon më shumë se 600 kuaj-fuqi. Ndërsa shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h e arrin për 3.6 sekonda.

Modeli më i ri BMW M5 do të prezantohet në muajin shtator në panairin e veturave në Frankfurt.

Çmimi i këtij modeli pritet të sillet diku rreth 70 deri 80 mijë dollarë./Lajmi.net/

Shpërndaje në: