BMW sjell veturën e blinduar (Foto)
Prodhuesi gjerman pretendon se X5 mund të mbrojë pasagjerët nga llojet e shumta të armëve të zjarrit, përfshirë AK-47, si dhe nga eksplozivët TNT deri në 15 kilogramë, në distancë prej katër metrash.
BMW ka zbuluar një version të blinduar të SUV-it të tij të quajtur X5 Protection VR6, i dizajnuar për të mbrojtur kundër eksplozivëve, armëve të zjarrit dhe përpjekjeve të rrëmbimit.
Modeli X5 VR6 është në përputhje me kriteret e provës zyrtare të njohura ndërkombëtarisht.
Sidoqoftë, e gjithë makina është e veshur me çelik të fortë, me mbivendosje në secilën pjesë dhe skaje, për të maksimizuar mbulimin
BMW X5 Protection VR6 mundësohet nga i njëjti motor 4,4 litra binjak turbo V8 te X5 M50i i ri dhe X7 M50i. Motori prodhon 530 kuaj fuqi, teksa nga 0 deri në 100 km/orë arrin për 5.9 sekonda dhe shpejtësia maksimale në mënyrë elektronike është e përkufizuar në 210 km/orë.
X5 VR6 do të prodhohet së bashku me X5 standard në fabrikën Spartanburg të BMW në SHBA, me çmimet e përcaktuara për t’u njoftuar më vonë këtë vit.
Për krahasim, Volvo kohët e fundit prezantoi një version të ngjashëm të blinduar të SUV-it të saj XC90.
Pesha e këtij automjeti është 4.5 ton dhe çmimi i XC90 është rreth 495.000 euro.