BMW shuan modelin që do t’iu mungojë fansave të shumtë

Prodhuesi gjerman nuk do të prodhojë më versionin GT të serisë 3.
Sipas revistës Autocar, ky vendim është shkaktuar nga ulja e kostos, dhe është bërë menjëherë pas njoftimit se modeli do të vazhdojë të prodhohet për shkak të kërkesave të klientëve.
Pasardhësi i këtij modeli të makinave, të paktën tani për tani, nuk është synim i kompanisë, transmeton KosovaPress.
BMW Seria 3 GT u zbulua në panairin e veturave në Gjenevë në vitin 2013 dhe ishte në dispozicion në versionet me naftë dhe benzinë me katër ose gjashtë cilindra, si dhe opsionet e pasme dhe të gjitha rrotave.