BMW Serie 3 shkëlqen në Paris (Foto)
Në hapje të panairit të veturave në kryeqytetin francez, kompania gjermane ka prezantuar serinë e tretë të saj, një ditë pas publikimit të fotove të këtij modeli.
BMW Serie 3 për 2019 është 76 mm më e gjatë se modeli aktual nga gjenerata e gjashtë, derisa distanca ndërmjet boshteve është rritur për 41 mm.
Automobili i ri është më i gjerë në krahasim me pararendësin për 43 mm në nivelin e boshteve të përparme dhe 21 mm në boshte e pasme, transmeton KosovaPress.
Serie 3 është më i lehtë deri në 55 kg në krahasim me gjeneratën e kaluar, derisa koeficienti i rezistencës së ajrit është 0,26.
Në tregun evropian vetura do të jetë e pranishme me pesë motorë: -benzinë me katër cilindra 320i disponon me 184 kuaj fuqi, ndërsa 330i me 258 kuaj fuqi. -dizel me katër cilindra 318d me 150 kuaj fuqi dhe 320d me 190 kuaj fuqi.
Në fillim, i vetmi gjashtëcilindrësh i rregullt në ofertë do të jetë 330d me 265 kuaj fuqi. Është gjithashtu versioni i vetëm i serisë së re BMW 3 që do të jetë në dispozicion në fillim të shitjes me një makinë me 4 boshte. Më vonë, BMW do të zgjerojë gamën e M340i të fuqishëm, të mundësuar nga një benzinë e rregullt me 6 cilindra 3,0 turbo me 387 kuaj fuqi.
Ekziston edhe një hibrid 330e që do të jetë gjithashtu në dispozicion deri në fund të vitit 2019.