BMW prezanton veturën elektrike, ajo është prodhuar nga materialet 100% të riciklueshme
Gjiganti gjerman, BMW sërish është duke shtyrë kufijtë e dizajnit me konceptin e tij që po cilësohet si mjet transporti urban dhe që deri më 2040 do të mund të kenë të tillë pothuajse çdo qytetar.
I quajtur iVision Circular, ky EV me katër ulëse është produkt i BMW. Është ideuar të akomodojë katër pasagjerë sikurse edhe është filozofia ekologjike e BMW-së: RE: THINK, RE: DUCE, RE: USE dhe RE: CICLE, ku e tërë vetura është bërë nga materialet që mund të riciklohen, dhe në fund të “jetës” së saj mundet plotësisht të riciklohet – përfshirë këtu edhe baterinë.
Në BMW thonë se mënyra me të cilën është punuar kjo veturë është e rëndësishme, dhe pikërisht me këtë dëshiron të arrijë një lloj neutraliteti klimatike gjatë tërë këtij shekulli.
Planifikohet që një gjë e tillë të arrihet jo vetëm me ndërrimin e motorit me djegie të brendshme, energji elektrike, por me fokusimin e materialeve për prodhim. Kompania dëshiron të arrijë të zvogëlojë emetimin e gazrave të mjetit për 40 për qind deri më 2030.
Komponentët e metalta do të punohen nga alumini sekondar (i ricikluar) dhe çeliku, kurse bateria e fuqishme do të prodhohet nga materialet e riciklueshme që mund në fund të jetës së mjetit të përdoren sërish.
Gomat janë bërë nga një lloj plastike natyrale, të qëndrueshme dhe e certifikuar. Në BMW thonë se shoferët se mund ta dërgojnë energjinë e padëshiruar në rrjetin e baterisë së veturës. /Telegrafi/