BMW përshëndetet me motorin V12
BMW edhe më heret kishte paralajmëruar përfundimin e prodhimit të motorit të fuqishëm V12, pas plot 35 viteve të suksesshme. Fundin e kësaj epoke BMW do ta shënojë me prodhimin e një serie të kufizuar BMW M760i xDrive, me shenjën Final V12.
Në kaudër të këtij edicioni do të prodhohen vetëm 12 vetura të serisë më të fuqishme 7, dhe të gjitha ato janë rezervuar vetëm për treg amerikan.
I bazuar në modelin standard BMW M760i xDrive, versioni Final 12 do të ketë detaje unike në eksterier dhe në interior, rrota ekskluzive dhe një sërë ospione tjera shtesë për personifikimin e veturës, sipas dëshirës së blerësit.
Nën haubën e Final 12 do të jetë motori BMW V12 , me 609 KF (448 kW), i cili prodhon 5.500-6.500 rrotullime në minutë. Fuqia në katër rrota dërgohet përmes ndërruesit automatik me 8 shpejtësi.