BMW dizajnon makinën pa pasqyra

BMW dizajnon makinën pa pasqyra

Prodhuesit e makinave janë duke synuar që të zëvendësojnë pasqyrat e makinave me një sistem monitorimi nëpërmjet kamerave, në vitet e ardhshme.

Prodhuesit japonezë të makinave e kanë marrë tashmë miratimin për prodhimin e makinave pa pasqyra, ndërsa ata europianë, pritet ta bëjnë këtë së shpejti.

Ky sistem monitorimi bazohet në kamera që vendosen në vendin e pasqyrave dhe transmetojnë video me cilësi të lartë, brenda makinës.

BMW i8 concept, është një shembull i përdorimit të këtyre kamerave, të cilat janë vendosur në dy krahët e makinës, në vendin ku vendosen pasqyrat. Këto kamera janë dukshëm më të vogla sesa pasqyrat normale dhe kapin pamje nga të dy anët e makinës.

Gjithashtu, një kamera e tretë është vendosur pranë xhamit të pasëm dhe kap pamje nga pas mjetit dhe pamjet e këtyre kamerave shfaqen në një ekran të vendosur në vend të pasqyrës ballore të makinave.

BMW dhe prodhuesit e tjerë të makinave, duan të implementojnë këtë sistem kamerash, pasi siguron një pamje më të plotë dhe është e aftë të sinjalizojë rrezikun te drejtuesit e mjetit. /Top Channel/

Shpërndaje në: