BMW bashkohet me prodhuesin më të madh të veturave në Britani të Madhe

BMW bashkohet me prodhuesin më të madh të veturave në Britani të Madhe

Prodhuesi më i madh i makinave në Britaninë e Madhe, Jaguar Land Rover (JLR) dhe BMW gjermane po bashkohen, shkruan “Guardian”.

Gjiganti britanik vendosi të ndërmarrë këtë hap për të ulur kostot dhe për të përparuar në garën për prodhimin e makinave elektrike për tregun masiv.

Kompanitë thonë se do të punojnë së bashku për të zhvilluar motorë elektrikë, kutitë e marsheve në aleancën e fundit të dizajnuar për të përballuar sfidat e paraqitura nga makinat elektrike dhe makinat pa shoferë.

Ata do të investojnë së bashku në kërkime dhe zhvillim, inxhinieri dhe prokurim për të mbështetur prodhimin e gjerë të makinave elektrike, duke u mundësuar konsumatorëve të heqin dorë nga makinat e tyre me benzinë dhe naftë.

Drejtori teknik i JLR-së, Nick Rodgers tha se koha po ndryshon dhe se konsumatorët janë gjithnjë e më shumë të interesuar për automjetet elektrike, andaj është e rëndësishme të punohet në teknologji të përparuar.

Anëtari i Bordit Menaxhues të BMW, Klaus Frohlich tha se të dy kompanitë së bashku do të kenë mundësinë për të përmbushur më efikas nevojat e konsumatorëve duke shkurtuar kohën e zhvillimit dhe vendosjen më të shpejtë të automjeteve dhe teknologjitë më të fundit në treg.

BMV është një nga prodhuesit më të mëdhenj të automobilave që ka lansuar një makinë plotësisht elektrike dhe JLR gjithashtu ka një makinë elektrike, ndërsa të dy kompanitë kanë një sërë modelesh hibride.

 

 

 

Shpërndaje në: