Bluza e pambukut që i plotëson të gjitha kushtet për të qenë veshja e sezonit
Një bluzë pambuku e bardhë, me ca shkronja të zeza sipër, të bën të dukesh menjëherë stil në të gjitha ditët. Aq më tepër sot, kur një t-shirt kombinohet jo vetëm me xhinse, por vishet edhe poshtë xhaketës së kostumit apo me lloj lloj fundesh, për një pamje më moderne dhe lozonjare. Mendo pastaj, nëse në këtë bluzë, ka një mesazh të rëndësishëm…
Kur stilistja Maria Grazia Chiuri prezantoi koleksionin e saj të parë për Dior, sezonin e 2017-ës, të gjithë filluan të flisnin për këtë t-shirt. Drejtoresha e re artistike kishte hedhur në pasarelë një bluzë të bardhë me shkronja që lexonin “We Should All Be Feminists”, “Ne të gjitha duhet të jemi feminist”, një deklaratë në kohën e duhur, jo vetëm për lëvizjen feministe, por edhe për rolin e vetë Chiuri-t si stilistja e parë femër që kishte drejtuar ndonjëherë Dior-in.
Pasi u prezantua në pasarelë, nuk është për t’u habitur që edhe dy vjet më pas është modeli që po shihet edhe në rrugë, e mbajtur edhe nga femra shumë të njohura.
Me këtë bluzë ishte veshur aktorja Natalie Portman, që, megjithëse shtatzënë, mori pjesë në Marshin e Grave në Washington. Menjëherë më pas, Rihanna pozoi me bluzën, në Instagram, pas pjesëmarrjes në Marshin e Grave në New York.
Bluza me logo dhe me mesazh kanë propozuar edhe marka të tjera të njohura, të cilat janë pare gjithandej edhe ne pasarela, edhe në street style.