Blue Coral, emri i versionit të ri të Galaxy s7 Edge

Blue Coral, emri i versionit të ri të Galaxy s7 Edge

Sa i përket dukjes, Blue Coral Galaxy S7 Edge duket mjaft mbreslënës nga secili kand që e shikoni. Megjithatë, përveç pamjes nën petkun e kaltër, kjo pajisje nuk ka dallime esenciale nga Galaxy S7 Edge që tashmë është në treg që prej disa muajve.

Si duket, Samsung po luan një lojë marketingu për të mbajtur konsumatorët e interesuar për sezonën e re festive. Pas aventurës shkatërruese të Note 7, kompania është dashur të gjejë një mënyrë për të qenë prezente në treg.

Megjithatë, sa i përket marketingut, duket se lansimi i Blue Coral Galaxy S7 Edge është vendim i duhur i kompanisë për shkak se kjo pajisje është mjaft joshëse në pamje.

Versioni Blue Coral ishte rezervuar fillimisht për Note 7 por pasi që kompania është në pozitën e kontrollit të dëmit dhe duket se ka vendosur të zbatojë këtë ngjyrë për telefonin e dytë më të mirë të tyre.
Samsung do të lansojë Blue Coral S7 Edge së pari në Tajvan më 1 nëntor dhe më pas në Korenë jugore dhe Singapor.

Shpërndaje në: