Blogjet mbushin njëzet vjet
Më 18 korrik 1997, amerikani Dave Winer përpunoi softuerin që i dha jetë “ditarit online”. Kjo datë është zgjedhur si lindja simbolike e blogut, por në të vërtetë i referohet zhvillimit të këtij programi që shënoi një revolucion në internet.
Blogu i parë është publikuar më 23 dhjetor 1997 falë Jorn Bargerit, një tregtar amerikan i pasionuar pas gjuetisë. Ai vendosi të hapë një faqe personale për të shpërndarë rezultatet e kërkimeve të tij në internet, sa i përket hobit të tij.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpejtë blogu merr sukses të madh: nga privilegji ekskluziv i universiteteve dhe qendrave të kërkimit, bëhet mjet i arritshëm për të gjithë përdoruesit.
Ndër vite përdorimi i tij periodikisht ka regjistruar ulje e ngritje, sidomos me ardhjen e rrjeteve sociale: Facebook, Twitter dhe Instagrami janë bërë konkurrentët më të mëdhenj të blogjeve, por asnjë nga këto nuk ia ka dalë t’i zëvendësojë.
Blogu në fakt sjell me vete një element vështirë të replikueshëm përmes profileve të rrjeteve sociale: është një ndër-platformë dhe kjo është karakteristika që e bën akoma më shumë të preferueshëm si vend ku mund të publikojmë përmbajtjet tekstuale. /Shqip/