Bllokon katër vende parkimi, për të mbrojtur makinën Seat të prodhuar para dhjetë vitesh (Foto)
Fabio Silva nga Linkolshire e Anglisë, parkon makinën Seat në mes të katër vendeve parkimi, nga frika se mos ia dëmtojnë.
Veprimi tij po konsiderohet i çuditshëm, pasi kjo veturë e prodhuar para dhjetë vitesh dhe nuk ka ndonjë veçori që e dallon nga të tjerat, transmeton Telegrafi.
“Kam futur shumë para në këtë veturë, nuk pranoj që shoferët e pakujdesshëm ta gërvishtin”, ka shkruar Silva lidhur me rastin.
Por, komentuesit e kanë konsideruar si shumë vetjak dhe njeri që nuk di të vlerësojë situatën. /Telegrafi/