Bllokimi i kufinjve serbë, MPB-ja tregon në cilat pikat ndalohet hyrje-dalja me dokumente RKS

Bllokimi i kufinjve serbë, MPB-ja tregon në cilat pikat ndalohet hyrje-dalja me dokumente RKS

Dhjetëra serbë janë mbledhur në pikat kufitare të Serbisë, për të bllokuar hyrje-daljet në Kosovë.

Protesta është paralajmëruar disa ditë më parë, e motivuar nga aksioni i para shtatë ditëve, ku Policia e Kosovës mbylli 5 objekte që operonin ilegalisht si komuna paralele serbe.

Protesta e serbëve ishte ftuar të niste në ora 18:00, teksa deri më herët, edhe qarkullimi i veturave ishte i zakonshëm.

Teka në anën tjetër të kufirit po mbledhen serbët, në territorin e Republikës së Kosovës situata është e qetë.

Forca të shtuara të policisë janë vënë re në pikëkalimin kufitar në Jarinje, ku situata po mbikëqyret me qetësi.

Në të dhënat e zakonshme të fluksit kufitar që Ministria e Punëve të Brendshme i përditëson kohë pas kohe, përditësimi i disa çasteve më parë njofton se pikat kufitare: Jarinje, Bërnjak, Merdarë janë të bllokuara.

Derisa fluksi në pikat tjera kufitare është zero, në këto tri pika që qojnë për në Serbi thuhet se hyrje-daljet janë të bllokuara për shtetasit me dokumente të Republikës së Kosovës.

Për dallim nga këto tri pika, Mutivoda, Muçibaba dhe Dheu i Bardhë, që çojnë po ashtu për në Serbi, nuk janë mbyllur.

Shpërndaje në: