Blero: S’dmth Amerika me pas mirë gjithmonë, se atëherë ti veç je tu ja bo rrafsh
Ditën e djeshme ShBA ka përjashtuar Kosovën nga “Defender Europe” dhe “moslobim te shtetet mosnjohëse”, ndërsa ka paralajmeruar edhe veprime të tjera.
Lidhur me këto ndëshkime të ShBA-së ka reaguar këngëtari kosovar, Blero Muharremi.
Në një postim në InstaStory ai ka thënë se nuk do te thote se Amerika ka gjithmonë të drejtë, e sipas tij një mik i mirë (në ketë rast Kosova), nuk duhet bërë “rrafsh”.
Ai gjithashtu ka marrë shembull, nëse një mik i tij do i ndërtonte një shtëpi atij, Blero thotë se do i ishte falenderuar gjithë jetën, por sipas tij kjo nuk do të thotë që miku i tij mund të bënte ligjin në shtëpinë e tij.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
“S’dmth Amerika me pas mir gjithmon ose t’drejt gjithmon, se at’her ti veq je tu ja bo rrafsh e miku i mir sta bon rrafsh per gjithcka miqt e mir edhe t’sinqert mahen gjithmon. Miqt e rrejshem i ndan interesi, nese 1 mik i jemi ma ka ndertu 1 shpi do t’ijem falenderus ton jeten dhe kom me u mundu me ja kthy njejt, por kjo nuk do te thot qe miku jem ka drejten me bo ligjin n’shpi tem, vec pse ai ma ka ndertu”, shkroi ai.