Blero “godet” me urimin për ditëlindjen e të dashurës
Blero është shfaqur më i dashuruar se kurrë në një postim të bërë së fundmi në llogarinë e tij në Instagram, shkruan Reporteri.net.
Përmes një InstaStory, këngëtari ka bërë një urim të veçantë me rastin e ditëlindjes të të dashurës së tij të re.
Blero atë e quan “shtëpia ime”, ndërsa thotë se asgjë nuk kishte ditur nga jeta, që kur takoi vajzën në fjalë, identitetin e të cilës ai ka zgjedhur ta mbaj privat.
“Me ty hidhërimi më duket i mirë, me ty momentet e lumtura janë amshim”, shkruan mes tjerash këngëtari Blero në Instagram.