Blero rrëfen problemet me depresionin

Blero rrëfen problemet me depresionin

Blero brenda ambienteve të Big Brother VIP Kosova II është takuar me vajzën e tij, Tarën.

Pas mallëngjimit dhe përqafimeve të shumta me Bleron, Tara në përfundim të vizitës është takuar dhe përshëndetur me banorët e tjerë.

Ndryshe, banori i Big Brother VIP Kosova, Blero ka ndarë shumë nga jeta e tij në një rrëfim në shtëpinë më të famshme në vend.

Ai ka treguar në pak minuta, shumë nga jeta e tij.

Blero ka rrëfyer se si ishte jeta e tij në Suedi, si ka ndikuar në shëndetin e tij mendor.

“Kam shku në Suedi në moshën 11 vjeçare, ka qenë një kohë shumë e vështirësi, sidomos për babën tem që ka qenë i ndjekur prej regjimit serb”, është shprehur Blero.

“Është pjesë ku nuk kisha pas qejf me ndodh ndonjë herë se ka qenë presion shumë i madh. Ka ndikuar shumë, jam munduar me qenë shumë i fort. Dikun para tri vjete mu ka deshtë me shku në trajtim, jashtë vendit, se ka ditë kush ku jam, më ka bo shumë mirë. Si tip i mbyllur edhe mu ka desht me shku ne një trajtim për gjendje emocionale, jam shku nja dy muaj në trajtim, për depresion,  ankth edhe më ka bë shume mirë”, është rrëfyer Blero.

Blero ka folur edhe për të dashurën e tij, i cili ndjehet i bekuar që ka takuar atë.

Dhe nuk ka munguar as shprehja e dashurisë për vajzën e tij, Tarën, i cili gjithmonë ka treguar dashuri të madhe për të.

Shpërndaje në: