Blerina Gashi nga klubi i xhudos “Trepça” fiton medalje të bronztë në garën në Turqi

Në kompeticionin e organizuar në Antalia të Turqisë ku morën pjesë 24 shtete, Blerina Gashi nga klubi i xhudos “Trepça” ka fituar medaljen e bronztë.
Në Kupën Europiane për Kadet në Antalia kanë marrë pjesë 448 xhudistë, shkruan Telegrafi.
Nën udhëheqjen e trajnerit Blenard Begu, Gashi ka mposhtur xhudistët Abdukadyrova dhe Sakhabadin, ndërsa në luftën për bronz mposhti Abdullayeva nga Azerbajxhani
“Blerina dhe klubi i xhudos “Trepça” e kanë bërë krenar jo vetëm Mitrovicën, por tërë Kosovën. Urime për këtë sukses të jashtëzakonshëm dhe përpara me shumë fitore të tjera”, thuhet në njoftim.
