Blakaj: Ata që e duan UÇK-në i gëzohen lajmit për aktakuzën kundër komisionit të Qeverisë

Periskopi.com Lajme

Ish prokurori i Kosovës Elez Blakaj që po merrej me çështjen e veteranëve të rremë ka dhënë një tjetër prononcim në lidhje me ngritjen e aktakuzës kundër 12 anëtarëve të komisionit qeveritar që merrej me verifikimin e listave, shkruan Periskopi.

“Çdo person që e don sa do pak vendin tonë, çdo ushtarë luftëtar i UÇK-së do t’i gëzohet këtij lajmi”, ka thënë Blakaj në një prononcim të shkurtër.

12 të akuzuarit për këtë çështje janë: Të akuzuarit janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari. /Periskopi

Shpërndaje në: