Bjonde apo brune s’ka rëndësi! Ky është aksesori i preferuar i fashionistave që do t’ju shpëtojë ditën

Bjonde apo brune s’ka rëndësi! Ky është aksesori i preferuar i fashionistave që do t’ju shpëtojë ditën

Fashionistat apo blogeret e modës na kanë dëshmuar në çdo moment se nëse ka një aksesor që e bën veshjen të duket plot stil është kapela.

Nuk ka rëndësi nëse është një kapelë me strehë, sportive ose e llojit “Beret”, mjafton ta kombinoni siç duhet dhe do të dukeni “cool”.

Por sot do të flasim për një lloj të veçantë kapeleje që po na e zë syri shumë shpesh në Instagramin e fashionistave shqiptare.

Po flasim pikërisht për kapelat stil “Beret”, të cilat janë kthyer këtë vjeshtë një nga aksesorët që i nevojitet paraqitjes së çdo femre.

Modelet e preferuara janë ato në ngjyrat rozë pastel, apo e kuqe gjaku, si dhe ato të zeza të shndritshme, të preferuara nga bjondet.

Më poshtë mund të shihni një listë me disa nga vajzat e njohura të ekranit apo të rrjeteve sociale që e adhurojnë këtë aksesor:

Orinda Huta

Sarah Berisha

Sara Kolami

Xhesika Berberi

Nevina Shtylla

Oriola Marashi

Shpërndaje në: