Biznesmeni i stripclubeve “Shqiponja” kapet nga policia shqiptare – Kosova po e kërkon për trafikim
Dodë Rica pronari i rrjetit të lokaleve të striptizës “Club Shqiponja” u arrestua nga policia në Durrës, pasi siç thuhet zyrtarisht, drejtësia në Kosovë e akuzon për trafikim të personave. Rica, 47-vjeçar i lindur në Mirditë dhe me banim në Tiranë, u vu në pranga nga policia shqiptare, pasi Gjykata e Prishtinës i ka caktuar masë “arrest me burg” në mungesë.
Pronar i lokaleve të natës Club Shqiponja” në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë prej vitit 2013, i cili ka hapur biznes edhe në Prishtinë në vitin 2022 me emrin tregtar “Cyborg Strip Club”, pritet të ekstradohet drejt Kosovës. Pas arrestimit, pritet të mbahet seancë në Gjykatën e Durrësit, qytet ku Dodë Rica u vu në pranga, për të marrë vendim nëse do t’i dorëzohet drejtësisë në Kosovë.
Dodë Rica nuk është emër i panjohur për organet e rendit në Kosovë. Ai ka një histori të gjatë për veprimtarinë e tij që bie ndesh me ligjin.
Ai dyshohet se kreu shmangie tatimore në vlerë prej 36 mijë e 389 euro.
Emri i Ricës, përmendet edhe në vitin 2018 teksa tentonte të hapte një strip klub poshtë bodrumit të Hotelit Grand në Prishtinë.