Bizare: Inteligjenca Artificiale krijon foto të rreme nudo të grave dhe i shet për një dollar
Një biznes bizar që po shet imazhe të grave cullak të bëra nga Inteligjenca Artificiale për një dollar thotë se mund të jetë në ballë të revolucionit pornografik.
Sajti në fjalë po provon të shemb botën e fotografive cullak duke iu ofruar vizitorëve fotografi grash me gjoksin zbuluar.
“Mendoj që kjo është mundësia e parë që kushdo në botë ka pasur për të blerë përmbajtje të pornografisë të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale,” tha një bashkëthemelues anonim për VICE, përkthen Periskopi.
Sajti “Këto fotografi nudo nuk ekzistojnë” [These Nudes Do Not Exist] lejon vizitorët të blejnë imazhe të grave virtuale duke klikuar nën opsionin “Gjenero një vajzë të re” dhe duke nagivuar nëpër trupa grash.
Ky sajt përdor teknologjinë algoritmike Generative Adversial Networks [GAN] për të gjeneruar kontentin nudo.
Sidoqoftë, megjithëse sajti ka për qëllim të respektojë privatësinë e grave reale duke ofruar cullak gratë virtuale, kjo gjë bazohet pikërisht në ato fotografi nudo reale që më pas gjenerohen nga Inteligjenca Artificiale. /Periskopi