Bitcoini: Pse kjo kriptovalutë po bie frikshëm pas ngritjes së mëhershme?
Vlera e kripto-valutës më të njohur ka rënë gati 30% pas një rritjeje masive në vlerë. Më poshtë keni ato që duhet të dini, të përkthyera nga Periskopi prej The Guardian.
Çka është bitcoini?
Bitcoini është valuta digjitale më popullore e botës. Ajo lejon njerëzit të anashkalojnë bankat dhe metodat tradicionale të pagesës dhe nuk kontrollohet prej ndonjë entiteti të vetëm, shteti apo banke qendrore. Ka më shumë se 18 milionë bit-coinë ekzistentë aktualisht.
Çka thonë mbështetësit e saj për të?
Disa nga mbështetësit besojnë që bitcoini mund të zëvendësojë valutat e mbështetura nga qeveritë për shkak të popullaritetit të rritur të pagesave digjitale. Të tjerët po ashtu thonë se ajo mbrohet nga manipuimi i qeverive dhe bankave qendrore, duke ofruar një sistem më demokratik pagesash.
Ndërkohë, investitorët besojnë se ajo mund të ofrojë mbrojtje kundër inflacionit, dhe analistët e JP Morgan e kanë lidhur atë me asete të tilla si ari.
Çka thonë kritikët e saj për të?
Skeptikët pretendojnë që bitcoini nuk ka vlerë të brendshme dhe përbën rrezik për investitorët, që nuk janë të mbrojtur nga rregullatorët apo skemat për mbrojtjen financiare nëse asetet bien.
Kritikët po ashtu paralajmërojnë që investitorët mund ta ekspozojnë veten ndaj mashtrimeve, prej që kriptovalutat si bitcoini janë lidhur me shpëlarje parash dhe me marrëveshje të ndryshme në tregun e zi. Ka po ashtu shqetësime në lidhje me impaktin ambiental të bitcoinëve, që kërkojnë “rrëmim” si minatorët, e e cila punë kërkon kompjuterë me energji të madhe që gjenerojnë koinët.
Së fundi, ka pasur shqetësime se rryma në Veri të Kosovës – e paguar sërish nga Qeveria, kësaj here e udhëhequr nga Albin Kurti – po përdorej për të prodhuar bitcoinë.
Si ka performuar kjo valutë së fundmi?
Bitcoini ka bërë ngritje të konsiderueshme në fillim të vitit 2021. Në mes të prillit, ajo shkoi në 64 mijë dollarë për njësi, duke u rritur në më shumë se 450 për qind në vetëm gjashtë muaj.
Por rritja meteorike në vlerë ka nxitur interes të mëtejmë nga investitorët institucionalë dhe bankat madhore si Goldman Sachs.
Por pse po bie sot?
Vlera e Bitcoinit ka rënë në gati 30 për qind të mërkurën pasi rregullatori kinez njoftoi që do të ndalonin pangat dhe firmat e pagesave nga përdorimi i kriptovalutave.
Por, rënia nisi javën e kaluar kur themeluesi i Teslas, Elon Musk, njoftoi se do të pezullonte planet për t’i lejuar konsumatorët që të paguanin me bitcoinë. /Periskopi